Ballina Receta Recetë/ Ëmbëlsirë me fruta mali

Recetë/ Ëmbëlsirë me fruta mali

Përbërësit:
220 gr gjalpë
40 gr sheqer
1 lugë ekstrakt vanilje
3 te verdha te vezes
350 gr miell

Mbushja:
3 te bardha te vezes
100 gr sheqer
50 gr kakao
400 gr fruta mali

Hapat:

1. Gjalpi i ftohët përzihet me vezët, sheqerin dhe vaniljën, pastaj ia shtojmë miellin së bashku me pluhurin për pjekje.

2. Brumin e formuar e ndajmë në dy pjesë, njërin e vendosim në frigorifer ndërsa pjesën tjetër në ngrirës.

3. I lëmë të qëndrojnë përreth gjysmë ore, brumin nga frigoriferi e shtrijmë në tepsi.

4. Në anën tjetër tundim të bardhët e vezës me sheqer dhe i vendosim përmbi brumin e shtrirë, pastaj ia shtojmë gjysmën e kokosit dhe frutat.

5. Përmbi fruta shtojmë kokosin e mbetur dhe pjesën tjetër të brumit duke e bërë nerende dhe e mbulojmë tërë sipërfaqën.

6. Tortën e vëmë në furrë për pjekje në temperaturë 160 gradë celsius për rreth 50-55 minuta.

7. Ju bëftë mirë!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook