Ballina Receta Recetë Gatimi/ Bizele me patate

Recetë Gatimi/ Bizele me patate

Përbërësit:

500 gr bizele
3-4 kokrra patate
1 kokërr qepë
1 tufë koper
1 kokërr domate
1 bustinë koncentrat
4 lgj vaj ulliri
Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Kaurdisim fillimisht qepët për 2-3 minuta. Më pas shtojmë patatet të prera në kubikë si dhe bizelet dhe i kaurdisim duke i trazuar për 4-5 minuta.

Shtojmë buljonin e përgatitur me një koncentrat pule dhe e lemë gatimin të ziejë për rreth 20 minuta në temperaturë mesatare.

Pas 20 minutave shtojmë në tenxhere një kokërr domate të pa prerë dhe e lemë të zbutet për 5 minuta.

E largojmë më pas domaten nga gatimi dhe e kalojmë në blender duke shtuar dhe pak nga lëngu i gatimit.

E shtojmë më pas purenë e domates së bashku me koperën e freskët në gatim, fikim sobën dhe e lemë gjellën me bizele dhe patate të pushojë në nxehtësinë e sobës dhe më pas e servirim.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook