Ballina Kryesore Recetë Gatimi/ Fërgese me mish pule

Recetë Gatimi/ Fërgese me mish pule

Përbërësit:

4 racione mish pule
1 qepë, 2 thelpinj hudhër
1 gotë verë të bardhë
2 kokrra domate
1 lgj pure domate
1 lk sheqer, ½ lk piper të kuq
Kripë, piper i zi
1 bustinë koncentrat pule
½ gotë ujë
3-4 lgj vaj ulliri
100 gr djathë kaçkavall
1 lgj miell

Përgatitja:

Në një tigan me vaj ulliri kaurdisim mishin e pulës për 2-3 minuta. Më pas shtojmë qepën të grirë imët dhe vazhdojmë kaurdisjen dhe për 2-3 minuta të tjera. Shtypim dy thelpinj hudhër ashtu siç janë dhe i vendosim të kaurdisen së bashku me mishin e pulës dhe qepët. I trazojmë mirë përbërësit dhe i shuajmë me verën e bardhë. Sapo të avullojë alkooli shtojmë domatet të prera në kubikë të vegjël, 1 lugë pure domate, 1 bustinë koncentrat pule dhe ½ gotë ujë. E rregullojmë gatimin me kripë, piper të zi, piper të kuq dhe pak sheqer dhe e lemë në temperaturë mesatare të ziejë për rreth 20 minuta. Ndërkohë djathin e bardhë e presim në kubikë mesatarë, i vendosim kubikët në një tas me ujë dhe më pas i kalojmë fetat e djathit në një enë me pak miell dhe i vendosim të skuqen në nëj tigan me 1 lugë vaj. Pasi gatimi të ketë përfunduar shtojmë kubikët e djathit, fikim sobën dhe e lemë të pushojë për rreth 10 minuta dhe më pas e kemi gati për ta servirur. Ky gatim shkon shumë të serviret me pak pilaf.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook