Ballina Receta Recetë Gatimi/ Fileto pule me brokoli

Recetë Gatimi/ Fileto pule me brokoli

Përbërësit:

500 gr fileto pule
500 gr brokoli
125 gr mocarela
2 lgj parmixhano
1 gotë qumësht
60 gr krem djathi
1 lç gjalpë

Përgatitja

1. Vendosim një tenxhere me ujë dhe lemë të vlojë.

2. Lajmë dhe thajmë filetot e pulës.

3. Ndajmë brokolin në lule dhe e lajmë mirë.

4. Në një tigan shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim filetot e pulës, nëse filetot e pulës janë të mëdha i presim në feta, nëse janë të vogla mund t’i lemë të plota.

LEXO EDHE:  Për një drekë të shijshme, brokoli me mish pule dhe pana

5. Pasi fileto e pulës të jetë skuqur e largojmë nga tigani dhe në po atë tigan vendosim qumështin, djathin parmixhano, mocarelën të grirë në rende dhe kremin e djathit.

6. Ndërkohë vendosim brokolin në ujin e vluar me kripë vetëm për 3 minuta.

7. Në tiganin me salcën e djathrave vendosim filetot e pulës dhe brokolin, i trazojmë mirë dhe më pas e shërbejmë gatimin të ngrohtë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook