Ballina Receta Recetë Gatimi/ Hasude me fruta

Recetë Gatimi/ Hasude me fruta

Hasude me fruta

Përbërësit:

  • 1 gotë niseshte
  • 2 gota sheqer
  • ½ gotë vaj ulliri
  • 4 gota ujë
  • 1 lgj mjaltë
  • 250 gr fruta të stinës

Përgatitja:

Vendosim në zjarr një tenxhere ku shtojmë ½ gotë vaj ulliri dhe 1 gotë sheqer dhe e lemë derisa sheqeri të fillojë të karamelizohet pak dhe të marrë ngjyrë.

Ndërkohë në një tas trazojmë 1 gotë niseshte me 1 gotë sheqer dhe 4 gota ujë.

E trazojmë mirë niseshten derisa të tretet mirë dhe pasi sheqeri të jetë karamelizuar dhe të ketë marrë ngjyrë të kaftë shtojmë niseshten e tretur në ujë.

Me një lugë druri më pas e trazojmë hasuden derisa sheqeri i karamelizuar të tretet dhe më pas të fillojë të mblidhet.

Shtojmë dhe frutat e freskëta të prera në kubikë së bashku me 1 lugë mjaltë, i trazojmë dhe e servirim hasuden menjëherë në gota ose tasa të vegjël.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook