Ballina Kryesore Recetë Gatimi/ Kek me reçel pjeshke

Recetë Gatimi/ Kek me reçel pjeshke

Përbërësit:

  • 2 gota miell
  • 1 bustinë pluhur pjekës
  • 2-3 gotë sheqer
  • 3-4 kokrra vezë
  • 100 gr gjalpë
  • Vanilje
  • liker për aromë
  • 1 filxhan reçel pjeshke
  • 1 filxhan sheqer pluhur
  • 1 lgj qumësht

Përgatitja:

  1. Fillimisht rrahim sheqerin me gjalpin dhe vezët.
  2. Më pas shtojmë gradualisht miellin e trazuar me pluhurin pjekës dhe me vaniljen.
  3. E punojmë mirë brumin dhe më pas ¾ e brumit i shtrojmë në një tavë ëmbëlsirash.
  4. Vendosim më pas një shtresë me recelin e pjeshkës dhe në fund shpërndajmë vende-vende pak nga brumi i mbetur.
  5. E vendosim kekun në furrën e parangrohur në temperaturën 170-180 gradë Celsius për 30-35 minuta.
  6. Pasi keku të jetë pjekur e lemë të ftohet dhe më pas e servirim me pak sheqer pluhur të trazuar me qumësht.
  7.  

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook