Ballina Receta Recetë gatimi/ Kek i thjeshtë me banane

Recetë gatimi/ Kek i thjeshtë me banane

Keku me banane është një ndër ëmbëlsirat më të thjeshta, ja si ta gatuajmë.

 

Përbërësit:

-1 pako e gatshme me copa cokollate dhe tërshërë

-½ gotë miell

-1 ½ lugë çaji pluhur pjekës

-2 vezë

-1/3 gotë gjalpë

-¼ gotë qumësht

-1 gotë pure banane

-Sheqer pluhur

Përgatitja:

Së pari ngrohni furrën në temperaturën 176 grdë Celcius. Lyeni një formë keku me pak yndyrë dhe lëreni mënjanë.

Në një tas mesatar kombinoni pakon me copëza çokollate dhe tërshërë, miellin dhe pluhurin pjekës.

LEXO EDHE:  Shishqebap derri me limon

Miksoni vezët, gjalpin, qumështin dhe purenë e bananes në një tas tjetër. Trazojini dhe shtojini te përzierja me miell. Përziejni mirë dhe hdiheni brumin në formën e kekut.

Piqeni për 30-35 minuta, derisa të marrë një ngjyrë të artë në kafe.

Lëreni për 30 minuta dhe më pas mund ta servirni me pak sheqer pluhur.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook