Ballina Receta Recetë gatimi/ Makarona me mish pule

Recetë gatimi/ Makarona me mish pule

Makaronat janë një ndër ushqimet më të shpejta dhe të zakonshme, por ja si t’i gatuajmë për një shije të pazakontë! 
 
Përbërësit:
  • 4 lugë vaj ulliri
  • 3 copa gjoks pule
  • 5 thelbë hudhër
  • 2 gota lëngë pule (mundet dhe 2 kupa supe)
  • 2 filxhan krem (pana)
  • 1 pako makarona
  • Djathë
  • magdanoz për garniturë (opsionale)

Udhëzimet:

  1. Së pari presim mishin e pulës, në kuba të vegjël,
  2. Marim një tenxhere, ngrohim vajin dhe hedhim mishin e prerë në katrorë, shtojmë hudhrën, dhe i fërgojmë për 5 minuta
  3. Pastaj në tenxhere, shtojmë lëngun e pulës, kremin pana për zierje dhe në fund makaronat, i përziejmë me anë të lugës dhe mbulojmë tenxheren me kapak(nëse ju mungon lëngu i pulës, atherë dy kubat e supës i miksoni më dy gota ujë)
  4. Në zjarrë të ngadaltë i ziejmë makaronat për 30minuta, dhe në fundë makaronat me mishin e pulës janë gati, pasi t’i heqim nga zjarri i shtojmë një gotë djathë të grirë më parë në rende.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook