Ballina Receta Recetë gatimi: Omëletë me patate dhe qepë

Recetë gatimi: Omëletë me patate dhe qepë

Për ata që nuk e kanë problem qepën, një recetë shumë e shijshme.

Përbërësit për 2 racione:

  • 3 vezë
  • 1 patate të vogël
  • 4 lugë vaj ulliri
  • 1 gotë verë qumësht
  • 2-3 lugë miell
  • 50 gr djathë kaçkavall

Përgatitja:

Grini pataten dhe qepën. Rrahim mirë 3 vezët, hedhim qumështin, miellin, pak piper, kripë, rigon dhe përzieni mirë. Shtoni edhe pak nga djathi i grirë. Hidhni në tigan 4 lugë vaj dhe skuqni për afro 4-5 minuta pataten dhe qepën, duke i përzierë. Nëse keni dhe spec, mund ta shtoni dhe atë. Pastaj shtoni djathin e mbetur dhe përzierjen e omëletës dhe përzieni mirë. Ulni zjarrin dhe e mbuloni me një kapak. Pasi omëleta ka marrë atë ngjyrën karakteristike, do e kuptoni qe është gati. Hiqeni nga zjarri, lëreni të ftohet 5 minuta dhe është gati për të ngrënë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook