Ballina Receta Recetë Gatimi/ Paçe Këmbësh

Recetë Gatimi/ Paçe Këmbësh

SHPËRNDAJE

Paçe Këmbësh

Përbërësit

  • 1 litër Lëng këmbësh 
  • 2 copë këmbë lope 
  • 10-12 copë këmbë të bagëtive të imëta 
  • 50g gjalpë 
  • spec djegës sipas dëshirës
  • kripë
  • piper
  • 4-5 thelpinj hudhra
  • 2-3 lugë gjelle uthull 
  • 1 kokërrqepë 
  • 2-3 copë karota 
  • 1 rrënjë selino

Përgatitja

Këmbët pastrohen, thyhen me hanxhar (sidomos kyçet) dhe vendosen në ujë të ftohtë për 1-2 orë që t’i largohet era karakteristike. Këmbët e lara vendosen në tenxhere me ujë të ftohtë dhe vihen të ziejnë. Pasi të marrin valë, hiqet shkuma dhe vazhdon zierja në zjarr të ngadaltë duke shtuar qepë, karota, selino, piper të zi të vluar, dafinë dhe kripë. Mundësisht qepa më parë të piqet në pllakë të sobës. Zierja vazhdon derisa mishi të shkëputet nga kocka, pastrohen mishrat, priten në copa dhe lihen në një anë. Në një tenxhere ku kemi hedhur dhjamë ose gjalpë, kaurdisen mishrat, shtohet lëngu i tyre, lihen të marrin valë, hidhet pak spec djegës dhe gjatë vendosjes në pjatë hidhen hudhra të shtypura me uthull dhe piper i zi. Paçja mund të pergatitet edhe e perzier me kokë e këmbë bashkë. Në këtë rast bëhet edhe më e shijshme. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

SHPËRNDAJE

Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën 65-vjeçari, policia arreston shoferin (Emri)

Denoncimi: “Eskobari” i Ballkanit emëronte punonjësit e tij në polici

Numri i fundit që ndodhet në vitin tuaj të lindjes tregon shumë për ju: 100% më saktë!

Çmendet moti, ja çfarë na pret javën që vjen

Shenjat e horoskopit që kurrë nuk duhet të dashurohen me njëra-tjetrën, përfundojnë gjithnjë në divorc

Protesta e PD/ Flet deputeti: Shqipëria nuk është më me lugatë por me Balil dhe Habil, nuk do të lejojmë që…

Pse janë trembur sot kaq shumë hordhitë korruptive të Shqipërisë?

EMRI/ Nuk i’u bind urdhërave të policisë, ja si e pëson shkodrani që po transportonte drogë (Video)

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Nuk është Kandahar, por Tirana!

Buxheti i Tiranës 2018: Sa do paguani për taksën e pronës (dyfish), parkimin, hapësirën, rekord nga ndërtimet…

Artikulli paraprakEMRAT/ Bënin kërdinë me vjedhje, në pranga dy “skifterët” nga Kamza. Ja çfarë iu gjeti policia në banesë (Video)
Artikulli tjetërDeputeti zbulon arsyen: Ja pse Rama nuk shpall gjendjen e jashtëzakonshme