Ballina Receta Recetë Gatimi/ Si të gatuajmë byrek me djathë dhe kos

Recetë Gatimi/ Si të gatuajmë byrek me djathë dhe kos

Përbërësit:

1 pako peta
300 gr djathë
2 gota kos
5-6 kokrra vezë
2 lgj miell gruri
2 lgj miell misri
1 filxhan vaj
1 filxhan qumësht
Kripë, piper i zi

Përgatitja:

1. Lyejme fillimisht nje tave me vaj ulliri.

2. Përziejmë vajin e ullirit me qumështin dhe e lemë mënjëanë për spërkatjen e petëve.

3. Në një tas trazojmë vezët me kosin, djathin dhe dy llojet e miellit. Vendosim në tavë 3 petë, i spërkasim me masën me vaj dhe qumësht.

4. Më pas vendosim mbushje me djath dhe kos, vendosim përsëri 3 petë spërkatur me yndyrë, përsëri mbushje dhe në fund petë të spërkatura mirë me vaj dhe qumësht.

5. E vendosim byrekun ne furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40-45 minuta.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook