Ballina Kryesore Recetë Gatimi/ Si të përgatisim kek me mollë?

Recetë Gatimi/ Si të përgatisim kek me mollë?

Përbërësit:

  • 3-4 mollë
  • 2 të verdha veze
  • 150 gr sheqer
  • 180 gr miell
  • 50 gr gjalpë
  • ½ gote qumësht
  • 1 Luge kafeje pluhur pjekës
  • 1 Maje lugë kafeje kripë

Përgatitja

  1. Rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin, shkrijmë gjalpin dhe ½ e sasisë së tij (25 gr) dhe i përziejmë së bashku me vezët e rrahura.
  2. Shtojmë qumështin, miellin, pluhurin pjekës dhe pak kripë.
  3. Përziejmë mirë të gjithë përbërësit dhe brumi është gati.
  4. E hedhim brumin në një tavë të mbështjellë më parë me letër kuzhine.
  5. Presim mollët në katërsh në feta më të holla të cilat i zhysim vertikalisht në brumin e kekut deri në fund njëra pas tjetrës, duke formuar rreshta të ngjeshur mollësh derisa mbulohet e gjithë sipërfaqja.
  6. Sa më shumë mollë të ketë aq më i shijshëm bëhet keku.
  7. Para se ta fusim në furrë hedhim ½ e gjalpit të mbetur (25 gr) dhe e pudrosim me 3-4 lugë sheqer.
  8. E pjekim në furrë për 20-25 minuta në temperaturën 180 gradë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook