Ballina Receta Recetë Gatimi/ Si të përgatisim tavë tradicionale me kunguj

Recetë Gatimi/ Si të përgatisim tavë tradicionale me kunguj

Përbërësit:

  • 4 kunguj mesatare
  • 1 qepë të thatë
  • 2-3 qepë të njoma
  • 1 gotë oriz
  • 1 tufë koper
  • 2 gota qumësht
  • 3-4 kokrra vezë
  • ½ gotë ujë
  • 4 lgj vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

1. Grijmë hollë qepën e thatë dhe qepën e njomë dhe i kaurdisim me vaj ulliri derisa të zbuten mirë.

2. I rregullojmë me kripë dhe piper të zi dhe më pas shtojmë orizin dhe kungujt të prerë në feta rrumbullake.

3. I kaurdisim së bashku për pak minuta.

4. Rrahim vezët duke shtuar qumështin e ngrohtë së bashku me pak ujë.

5. E trazojmë mirë kremin dhe e hedhim mbi kunguj.

6. E vendosim më pas gatimin në furrën e parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 35-40 minuta.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook