Ballina Receta Recetë Gatimi/ Spageti me Kërpudha dhe Krem djathi

Recetë Gatimi/ Spageti me Kërpudha dhe Krem djathi

 

Përbërësit:

  • 500 gr spageti
  • 200 gr spinaq
  • 20 gr gjalpë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 220 gr kërpudha Shampinjon
  • 250 gr krem djathi
  • 200 ml lëng perimesh
  • kripë
  • 1 thelpi hudhër
  • majdanoz
  • piper
  • djathë parmixhano

Përgatitja:

1. Në një tenxhere hidhni ujë dhe lëreni të vlojë. Shtoni vaj ulliri dhe kripë dhe hidhni spagetit të ziejnë.

2. Në një tigan hidhni gjalpin, vajin e ullirit dhe shtoni kërpudhat e prera.

3. I lini të marrin ngjyrë, me pas shtoni një thelpi hudhër të grirë dhe lëreni të gatuhet për rreth një minutë.

4. Shtoni kremin e djathit, lëngun e perimeve dhe spinaqin. Përziejini dhe lërini të ziejnë derisa të përfitohet një masë kremoze të cilës në fund grijini djathë parmixhano.

5. Kulloni pastën dhe bashkojeni me salcën që do jetë trashur tashmë dhe grijini sipër djathë parmixhano.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook