Ballina Kryesore Recetë Gatimi/ Sufle me çokollatë

Recetë Gatimi/ Sufle me çokollatë

Përbërësit

  • 4 vezë të plota
  • 4 të verdha veze
  • ½ gotë sheqer
  • ½ gotë miell
  • 1 bustinë vanilje
  • 250 gr çokollatë fondente
  • 200 gr gjalpë

Përgatitja

Fillimisht vendosim çokollatën të shkrijë në banjomari dhe e lemë mënjëanë ti bie pak temperatura.

Rrahim shumë mirë sheqerin së bashku me vezët derisa sheqeri të tretet dhe të krijohet një masë kremoze homogjene. Më pas shtojmë miellin e trazuar me vaniljen dhe çokollatën e tretur së bashku me gjalpin e shkrirë.

E trazojmë mirë brumin dhe e vendosim në forma të veçanta individuale ose në një tavë të përbashkët. E vendosim suflenë në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 8-9 minuta.

Pasi të ftohet e servirim suflenë me çokollatë shoqëruar me një kupë akullore sipas preferencës tuaj.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook