Ballina Receta Recetë Gatimi/ Tiramisu me luleshtrydhe në gotë

Recetë Gatimi/ Tiramisu me luleshtrydhe në gotë

Një lloj special i tiramisusë, recetë e cila nuk ka si përbërës kafenë do të thotë që mund të konsumohet nga të gjitha moshat. Një ëmbëlsirë e mrekullueshme.

Përbërësit

  • 200 gram luleshtrydhe
  • 250 gram maskarpone
  • 8 biskota për tiramisu
  • 3 vezë
  • 2 lugë reçel luleshtrydhe
  • 2 lugë mjaltë

Përgatitja

Luleshtrdhyet shtypen derisa të marrin formë pureje, u shtohet mjaltë dhe reçel. E verdha e vezëve përgatitet me mikser dhe i shtohet maskarpone derisa të formohet një masë e njëtrajtshme.
Në anën tjetër në një enë përzihet e bardha e vezëve derisa të jetë shkumë e bardhë dhe kombinohet me maskaponen me lugë druri.
Në gota së pari vendosen biskotat, pastaj kremi pastaj reçeli.
Kështu vazhdohet edhe një herë tjetër. Ruhet në frigorifer një orë para se të shërbehet.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook