Ballina Receta Recetë: Gjellë me kungulleshë

Recetë: Gjellë me kungulleshë

 

Përbërësit:

1 kungullesh
2 qepë
2 speca
1 lugë biber i kuq
½ gotë çaji vaj vegjetal
1 lugë çaji kripë
1 lugë çaji Biber i zi

Hapat:

1. Të gjithë perimet pastroni, qepën, specat, preni në copa të imta ndërsa kungulleshat i lëni pak më të mëdhaja.

2. Në tenxhere e vendosni qepën, specat dhe i fërgoni rreth 3-4 minuta.

3. Pastaj ia shtoni kungulleshat, erëzat, e mbyllëni tenxherën me kapak dhe në temperaturë mesatare e lëni në zierje rreth 30 minuta.

4. Ju bëftë mirë!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook