Ballina Receta Recetë: Gjellë me mish dhe patate

Recetë: Gjellë me mish dhe patate

Përbërësit:

400 gr mish viçi
2 patate
1 karrotë
2 copa hudhër
1 lugë salcë të specave
2,5 gota ujë
2,5 lugë vaj vegjetal
2 lugë çaji kripë
1 lugë çaji biber i kuq
1 lugë çaji Biber i zi

Hapat:

1. Karrotën, patatet i pastroni, i qërroni dhe preni në copa të vogla, karrotën e preni në copë ovale ndërsa patatet në kube.

2. Mishin e fërgoni në një tenxhere në temperaturë mesatare, përmbi ia shtoni me rend vajin, karrotën dhe vazhdoni ti fërgoni.

3. Pastaj ia shtoni patatet, hudhrën dhe e vazhdoni përzierjën, pas fërgimit të mjaftueshëm ia shtoni salcën, ujin, kripën, erëzat dhe e përzieni mirë.

4. Gjellën e lëni pak në zjarr mesatar pasi të fërgohen perimet dhe mishi mjaftueshëm e largoni nga zjarri, e servoni nëpër pjata së bashku me qepë.

5. Ju bëftë mirë!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook