Ballina Receta Recetë/ Kek me arra

Recetë/ Kek me arra

Përbërësit:
3 vezë
1gote qumësht
1gote gjalpë
2gota miell
1gote sheqer
1 pluhur për ëmbëlsira
1filxhan arra te qerruara dhe te shtypura

Hapat:
1. Në një enë të thellë rrahim vezët me sheqerin, pastaj shtojmë me rradhë gjithë përbërësit e tjerë duke i përzier mirë dhe në fund shtojmë miellin e situr, të përzier me pluhurin për ëmbëlsira. Rrahim me qëllim që të mos formohen kokrriza dhe kur të jetë gati bashkojmë edhe arrat.

2. Lyejmë formën e tortës me gjalp dhe e pudrosim me miell. Hedhim në të brumin e kekut dhe futim në furrë të paranxehur të piqet në temp 180°.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook