Ballina Receta Recetë/ Makarona me salçiçe

Recetë/ Makarona me salçiçe

Përbërësit:

1 pako makarona spageti
250 gr salçiçe
2 kokrra domate
1 lgj salcë domateje
1 karrotë, 1 degë selino
1 gjethe dafine
1 qepë, 2 thelpinj hudhër
1 tufë majdanoz
Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht presim salçiçet në feta rrumbullake. Më pas bashkojmë 3-4 fije makarona dhe i kalojmë (si shkopinj shishqebapi) në tre feta salçiçe duke lenë hapësira nga njëra fetë salçiçe tek tjetra. I vendosim më pas makaronat me salçiçe të ziejnë në ujë të bollshëm me kripë sipas minutazhit të shkuar në paketim.

Ndërkohë përgatisim salcën shoqëruese të makaronave. Në një tigan me vaj ulliri kaurdisim fillimisht qepën së bashku me dy thelpinj hudhër. Më pas shtojmë domatet të prera në kubikë, purene e domates, selinonë të pastruar nga fijet dhe të prere hollë si dhe karrotën ne kubikë të vegjël.

I trazojmë mire të gjithë përbërësit duke shtuar në fund 1 gjethe dafine dhe një koncentrat pule të thërrmuar.

E rregullojme salcën me piper të zi dhe kripë duke patur kujdes pasi kemi shtuar vegetën dhe e lemë të marrë valë dhe të lidhet. Pasi makaronat të jenë zjerë dhe salca të jetë gati i servirim makaronat duke shtuar salcën mbi, dhe duke e pudrosur me nenexhik ose borzilok të freskët.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook