Ballina Receta Recetë për zemër të shëndetshme

Recetë për zemër të shëndetshme

Përgatitini të gjithë përbërësit një natë më parë. Hidhini në grirëse herët në mëngjes dhe ja ku keni një pijë e shijshme, kremoze që do t’ju japë energji për të gjithë ditën.

Bananet dhe avokadot të sjella sëbashku ofrojnë një sërë ushqyesish: Vitamina A, B, C, E, dhe K, potasium dhe acide yndyrore që ndihmojnë shëndetin e zemrës dhe antioksidantë.

Shija e bananes do të vendosë një buzëqeshje në fytyrën tënde, ju dhe familja juaj do ta dashuroni.

Përbërësit:

1/2 avokado
1 banane e mesme
8 luleshtrydhe mesatare
1/3 Kivi
Disa fije spinaq
Akull
2 lugë mjaltë
Qumësht sipas dëshirës

Të gjithë përbërësit hidhen në mikser sëbashku dhe grihen për pak minuta.

Pasi të ketë arritur trajtën e duhur, smoothie është mirë të konsumohet me barkun bosh, rreth 30 minuta para mëngjesit.