Ballina Receta Recetë/ Sallatë me misër

Recetë/ Sallatë me misër

Përbërësit:

300 gr misër
300 gr patate
5 tranguj turshi
200 gr proshutë
1 lugë susam
200 gr majonez
1 decilitër ajkë
erëza
kripë

Hapat:

1. Patatet zihen, kullohen, qërohen dhe grihen trashë në rende.

2. Kokrat e misrit zihen në ujë me kripë dhe kulloheni ndërsa trangujt turshi dhe proshuta priten imët.

3. Susami fërgohet pakëz në tigan tefloni, sa të marrë ngjyrë të kuqërremtë.

4. Në enë të përshtatshme bashkohen kokrat e misrit, patatet, trangujt, përshuta, susami dhe shtohen erëzat të përziera.

5. Shtohet përzierja e majonezës me ajke dhe të gjitha përzihen bashke derisa të fitohet një masë kompakte.

6. Ju bëftë mirë!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook