Ballina Receta Recetë/ Si të bëni kroasanë të shijshëm

Recetë/ Si të bëni kroasanë të shijshëm

Përbërësit:

– 1 kg miell të butë tip 400,
– 1 paketim tharmë të freskët (40 g),
– 600 ml qumësht,
– 1 lugë e vogël kripë,
– 2 vezë,
– 300 g djathë feta (apo djathë tjetër sipas dëshirës),
– 100 g margarinë të shkrirë.

Përgatitja:

Tharmin me një lugë miell njomeni në qumësht dhe lëreni pak të fryhet. Kur të fryhet tharmit shtoni miellin e mbetur, kripën, qumështin dhe ngjisheni brumin.

Brumi duhet të jetë si për simite, ndoshta për një nuancë më i butë. Lëreni të fryhet rreth 40 minuta.

Për fill tundni vezët dhe shtoni djathin e shtypur.

Kur brumi të fryhet mjaftueshëm, shtrijeni me okllai në trashësinë e një gishti dhe priteni në katrorë. Mbusheni çdo katror me fill, mbështilleni si role, por mos i mbyllni skajet.

Radhisni enën e lyer me margarinë, ku fillon një përfundim aty vazhdo të vësh tjetrin dhe kështu derisa të ketë brumë dhe material.

Sipër lyeni me mbetjen e fillit dhe çdo role lyeni me margarinën e shkrirë. Lëreni edhe pak të fryhet.

Piqeni në temperaturë 200 gradë celsius.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook