Ballina Receta Recetë/ Si të gatuajmë pilaf me gjalp

Recetë/ Si të gatuajmë pilaf me gjalp

Për 4-5 persona duhen: 
* 2 filxhanë çaji oriz
* 4 filxhanë lëng mishi ose ujë
* 2 lugë gjelle gjalpë
* kripë, piper i zi.

Përgatitja:
Orizi skuqet në yndyrë të nxehtë, pastaj hidhet lëng mishi ose ujë i vluar, kripë, mbulohet dhe lihet në zjarr të ngadaltë 15-20 minuta.

Pasi të ketë pirë gjithë lëngun dhe në sipërfaqe të jenë krijuar vrima, hiqet nga zjarri, lihet i mbuluar me kapak për 10-15 minuta, sepse avulli e zbut dhe shkriftohet më mirë.

Kur serviret në pjatë, pilafit mund t’i hidhet gjalpë i shkrirë ose salcë domatesh, e përgatitur si për makarona. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook