Ballina Receta Recetë/ Si të gatuajmë speca të mbushur

Recetë/ Si të gatuajmë speca të mbushur

Për 3-4 persona:

6 speca te madhësise mesatare
2 qepë mesatare
një thelb hudhre
një dozë 250g salcë domateje
250-300gr oriz/risotto
rigon
piper i zi
kripë

Përgatitja:

Renditini ne taven ku do i piqni, dhe filloni te pergatitni mbushjen. Kaurdisni qepet e prera holle dhe hudhrat e shtypura ne vaj ulliri te nxehur ne zjarr te forte. Kur te kene marre ngjyre te arte shtoni salcen e domateve. Ulni temperaturen e gatimit ne mesatare. Kur domatet ta kene humbur lengut shtoni orizin. Hidhini uje deri sa te mbulohet orizi. Lereni te zjeje derisa orizi te zbutet pak. Shtojini here pas here uje. Kur orizi te jete bere paksa i pertypshem, shtojini kripen, piperin dhe rigonin. Mos e teproni me rigonin se i heq shijen. Shtojini nje gote me uje. Perziejini te gjitha mire.

Mbushni specat. Tepricen e mbushjes shperndajeni midis specave dhe anash tyre. Vereni taven me specat e mbushur te piqet ne 220°C. Kontrollojeni here pas here per uje dhe shtoni ujin ne se eshte e nevojshme. Piqeni derisa specat te marrin nje ngjyre te lehte kafe ne te dyja anet.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook