Ballina Receta Recetë/ Simite të shijshme turke të mbushura me djathë

Recetë/ Simite të shijshme turke të mbushura me djathë

Këto mund të jenë simitet më të shijshme, që mund të keni provuar ndonjëherë.

Brenda tyre mund të  shtoni dhe spinaq, djathë, mish të grirë etj.

Përbërësit:

– 1,5 kg miell,
– 250 ml qumësht të freskët,
– një lugë vaj,
– një lugë uthull,
– një lugë e vogël kripë,
– 500 g djathë,
– 8 vezë (të ziera dhe të freskëta),
– pak ujë.

Përgatitja:

Miellin e përhapin, bëjnë një gropë të vogël dhe i shtojmë 2 vezë, djathin, kripën, uthullën dhe vajin dhe i përziejmë.

Gradualisht i shtojmë qumësht të freskët, pak ujë dhe e ngjeshim deri sa të bëhet brumi elastik.

Brumin e ndajnë në topa të barabartë dhe i tëhollojmë me okllai në kore të holla. Vezët e ziera i grimcojmë dhe i përziejmë me djathë. I shtojmë 2 vezët e tjera dhe i përziejmë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook