Ballina Receta Recetë/ Tortë japoneze me vetëm 3 përbërës

Recetë/ Tortë japoneze me vetëm 3 përbërës

Ja si të përgatisni tortë japoneze me vetëm 3 përbërës:

Përbërësit:

120 gr krem djathi
120 gr çokollatë e bardhë
3 vezë

Përgatitja:

Thyeni vezët dhe ndani të verdhat nga e bardha.
Vendosni të bardhën e vezës në frigorifer dhe ngroheni furrën në 170 gradë. Merrni 120 gr të çokollatës së bardhë dhe shkrijeni atë mbi avull
Pasi të shkrihet shtoni kremin e djathit, shtoni të verdhat e vezës më pas dhe përzieni me një lugë.
Më pas, shtoni të bardhët e vezëve në një enë dhe përzieni derisa të bëhen shkumë dhe përzieni të gjitha së bashku.
Merreni një tigan për pjekje me diametër 14cm dhe yndyroseni atë.
Hidheni përzierjen në të.
Më pas merreni një tigan tjetër më të madh dhe mbusheni me pak ujë.
Pas kësaj futeni në furrë dhe piqeni për 15 minuta në 170 gradë. Më pas ndaleni furrën dhe lëreni tortën brenda që të qëndrojë edhe për 15 minuta të tjerë.
Më pas, nxirreni tortën nga furra dhe lëreni të ftohet.
Përmbi mund ta spërkatni me sheqer pluhur për një shije më të mirë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook