Ballina Receta Recetë: Tost me gjalp kikiriku dhe banane të karamelizuar

Recetë: Tost me gjalp kikiriku dhe banane të karamelizuar

Përbërësit që na duhen:
bukë tosti
gjalpë kikiriku
mjaltë
arra
banane

Përgatitja:
Thekim bukën ne tostiere dhe e lyejmë me gjalp kikiriku, vetëm një fetë se gjalpi i kikirikut ka shumë kalori. Bananet i qërojmë dhe i presim, i kalojmë me gjalpë dhe mjaltë në tigan.
Bananet e karamelizuar i hedhim sipër tostit me gjithë lëngun që ka lëshuar mjalti. Do i shtojmë dhe arra të grira, por mund t’i shtojmë dhe sheqer pudër.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook