Ballina Receta Revani me miell misri

Revani me miell misri

 

Përbërësit:

  • 200 gr gjalpë
  • 500 gr sheqer 
  • 4 kokrra vezë
  • 2 lëvozhga veze me finjë
  • 500 gr miell misri

Përgatitja:

1. Fillimisht shkrijmë gjalpin, e lemë të ftohet në temperaturë të vakët dhe shtojmë më pas në të sheqerin.

2. E rrahim me lugë druri derisa sheqeri të shkrijë dhe masa të marrë trajtën e një kremi të lidhur.

3. Më pas shtojmë 1 vezë e trazojmë mirë derisa veza të asimilohet mirë nga gjalpi dhe sheqeri.

4. Vazhdojmë të shtojmë vezët e tjera një e nga një duke i punuar në një hark kohor rreth 3 minuta nga veza në vezë

5. Shtojmë më pas tek gjalpi i rrahur me sheqer dhe vezë dy gjysma lëvozhge veze me finj, i përziejmë mirë dhe në fund shtojmë duar duar miellin e misrit .

6. E punojmë mirë brumin dhe pasi të kemi lyer një tavë me pak gjalpë dhe pudrosur me miell shtrojmë brumin e revanisë.

7. E vendosim në furrë të piqet në temperaturën 170 gradë Celsius për 50 minuta. Pasi të ftohet e servirim.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook