Ballina Receta Sallata më e thjeshtë kremoze me kastraveca

Sallata më e thjeshtë kremoze me kastraveca

Ju shkonte mendja se me kastravecat mund të përgatisni një sallatë kremoze?

Ja si mund ta përgatisni atë hap pas hapi.

Përbërësit:

  • 3 kastraveca 
  • 1 qepë të kuqe të prerë në feta 
  • 1/2 filxhan me salcë kosi 
  • 2 lugë majonezë
  • kripe dhe piper të zi për shije 

Përgatitja:

  • Në një enë shtoni kastravecat e prerë imët (ose jo sipas dëshirës) dhe qepën e kuqe. 
  • Në një tas të vogël kombinoni salcën e kosit, majonezën dhe piperin. Trazojini mirë dhe ia shtoni kastravecave. 
  • Shtojini kripën, para se ta shërbeni! Shijojeni! 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook