Ballina Receta Sallatë jeshile me vezë të ziera dhe ullinj të zi

Sallatë jeshile me vezë të ziera dhe ullinj të zi

Sallatë praktike dhe tepër e ushqyeshme, vezët dhe ullinjtë do ju japin ndjesinë e ngopjes, por në të vërtetë ju keni marrë shumë pak kalori.

Ja si të përgatisni sallatë jeshile me vezë të ziera dhe ullinj, e shpejtë dhe praktike.

Përbërësit:

  1. 4 vezë të ziera
  2. 50 gramë ullinj të zi
  3. pak kripë, piper të zi
  4. 1 lugë gjelle vaj ulliri
  5. 1 qepë të kuqe
  6. 1 lugë gjelle lëng limoni

Përgatitja:

Në fillim lajmë me ujë të bollshëm sallatën jeshile. E ndajmë në copa të mëdha me dorë dhe e hedhim në një tas të madh. Sipër i shtojmë, kripën, piperin, lëngun e limonit, vajin e ullirit, ullinjtë dhe i përziejmë mirë. Në vend të sallatës jeshile mund të përdorni edhe spinaqin e zierë mirë.

Në fund i shtojmë vezët e ziera të ndara përgjysmë. Sallata juaj është gati!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook