Ballina Receta Si të bëni ketchup në shtëpi për 2 minuta

Si të bëni ketchup në shtëpi për 2 minuta

Është padyshim një nga produktet më të përdorur në të gjithë botën, pasi u shton shije ushqimeve tona, sidomos sufllaqeve dhe patateve të skuqura.

Por fatkeqësisht shumica e kutive me ketchup që shiten në dyqane kanë në përmbajtje të tyre shumë shurup misri, i cili është aspak i shëndetshëm sepse ngre nivelet e sheqerit në gjak.

Ndaj ju rekomandojmë t’i shmangni produktet komerciale meqënëse për ju vjen receta e kësaj salce që mund të përgatitet në kushte shtëpie:

Përbërësit:

  • 1 gotë domate
  • 1 lugë gjelle uthull molle
  • 1 lugë gjelle mjaltë organik
  • ¼ lugë çaji mustardë
  • ½ lugë kripë deti
  • 1/4 gotë ujë

Përgatitja:

  • Vendosini të gjithë përbërësit në një tas të madh ose në një blender dhe përziejini mirë. Keçapi juaj është gati!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook