Ballina Receta Si të bëni omëletën perfekte në 5 minuta

Si të bëni omëletën perfekte në 5 minuta

Disa njerëz i frikësohen përgatitjes së omëletës, por kini besim, nëse ju mund të bëni vezë të skuqura, mund të bëni dhe omëletë. 

Sekreti është përdorimi i pajisjeve të duhura. Gjithmonë duhet të përgatisni omëletë në një tigan që nuk ngjit.

Zgjidhja më e mirë për një omëletë me 2 vezë është një tigan me diametër 20 cm, sidomos në herët e para.

Gjithashtu duhet të përdorni një spatula silikoni që i reziston të nxehtit. Përgatitet në vetëm 10 minuta.

Përbërësit

  • 2 vezë
  • 2 lugë gjellë qumësht
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • Kripë dhe piper për shije

Përgatitja

  • Thyejini vezët në një tas qelqi dhe rrihini derisa të marrë e gjithë masa ngjyrë të verdhë.
  • Ngrohni një tigan me fund të rëndë dhe që nuk ngjit. Shtoni gjalpin dhe lëreni të shkrijë.
  • Shtoni qumështin tek vezët dhe jepini shije me kripë dhe piper të bardhë. Më pas përziejeni shumë mirë.
  • Kur gjalpi në tigan është i nxehur mjaftueshëm, hidhni vezët. Mos i përzieni. Lërini vezët të gatuhen për një minutë ose deri sa pjesa poshtë të jetë masë solide.
  • Me një spatula silikoni kundër nxehtësisë, me kujdes shtyni një anë të vezës në qendër, ndërsa anoni pak tiganin që të lejoni masën e lëngshme të rrjedhë në pjesën e poshtme, derisa të mos ketë më asnjë pjesë të lëngshme.
  • Vezët duhet të duken si një e verdhë e shndritshme dhe duhet të rrëshqasë lehtësisht në sipërfaqen e tiganit. Nëse ngjit, përdorni spatulën tuaj.
  • Tani kthejeni vezën me kujdes duke përdorur spatulën dhe gatuajeni deri sa të mos ketë më asnjë pjesë të pa-gatuar.
  • Nëse doni të shtoni përbërës të tjerë, tani është koha për ta bërë.  Mund të zgjidhni djathë të grirë, kërpudha të skuqura, qepë të fërguara, proshutë të gatuar apo sallam.
  • Hidhni mbushjen në qendër të vezëve në linjë të drejtë. Me spatulën tuaj, ngrijeni njërën anë të vezëve dhe bashkojeni me anën tjetër. Gatuajini dhe për një minutë ose më pak, por mos lini që veza të marrë ngjyrë kafe.
  • Nëse është e nevojshme mund ta rrotulloni që të gatuhet dhe pjesa e sipërme për 30 sekonda ose më pak. Mos e lini të marrë ngjyrë kafe. Me kujdes hidheni omeletën në pjatë. Kompletojeni me barishte të freskëta nëse keni dëshirë. 
LEXO EDHE:  Ja si ti eliminoni njollat në fytyrë duke përdorur qumësht

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook