Ballina Receta Si të bëni zupa me luleshtrydhe

Si të bëni zupa me luleshtrydhe

Ëmbëlsirat angleze janë gjithnjë të preferuara dhe njëra prej tyre, është zupa me luleshtrydhe.

Është e thjeshtë për t’u realizuar, ka shije të freskët dhe një paraqitje “dinjitoze” estetike nëse keni të ftuar për darkë.

Përbërësit:

Për 6 persona

  • 1 kuti 500 gr pana për ëmbëlsirë
  • 1 filxhan çaji qumësht
  • 500 gr luleshtrydhe
  • Copa keku ose pandispanjë për 6 kupa
  • Buding pluhur me vanilje për 6 persona
  • Qumësht i ftohtë për përgatitjen e budingut
  • 1 qese me fruta pylli

Përgatitja:

  • Trazoni panën në një tas të thellë me shpejtësi maksimale. Këshillohet që pana të jetë e ftohtë dhe ena të jetë prej qelqi.
  • Lëreni enën bosh paraprakisht në frigorifer përreth 30 minuta, me qëllim që të ftohet.
  • Për përgatitjen e pudingut, zakonisht marrim puding pluhur të gatshëm, i cili tretet në qumësht të ftohtë dhe rrihet, derisa të krijohet një masë e trashë dhe konsistente. Gjithësesi, nëse duhet t’a përgatisni vetë, lëreni më përpara të ftohet mirë në frigorifer.

Përgatitja e pudingut

  • Përziejmë qumështin dhe më pas hedhim panën.
  • E presim në kube të vogla kekun ose pandispanjën. I shtrojmë në kupën për xup, i mbulojmë me një shtresë nga kremi që formuam, shpërndajmë mbi të luleshtrydhe dhe fruta pylli.
  • Përsërisim hapat derisa të formohen tre shtresa. Shtresën e fundit do ta lëmë për të hedhur frutat.
  • Për më shumë shkëlqim mbi zupë, hidhni pak xhelatinë mbi frutat, me qëllim që edhe të mos oksidohen lehtë. Zupën e mbajmë në frigorifer deri në momentin e servirjes. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook