Ballina Receta Si të bësh një picë mëngjesi

Si të bësh një picë mëngjesi

Sot po ju tregojmë recetën e picës së mëngjesit, që ndryshon shumë nga picat e zakonshme. 

Ja përbërësit që ju duhen dhe si të mund ta gatuani vetëm në pak minuta.

Përbërësit:

    • mish i grirë
    •  patate
    •  vezë
    •  djathë pice
    • proshutë
    •  vaj

Përgatitja 

    • Merrni 2 kuti mish të grirë dhe bashkë me 250 gr patate të prera dhe 5 të verdha vezësh hidhini në një enë dhe përziejini derisa të krijohet brumi i picës.
    • Nxehni paraprakisht tiganin  me vaj
    • Hidhni në tigan brumin e picës që e bëtë me mish të grirë dhe hapeni me dorë që ta zërë të gjithë tiganin
    • Piqeni për 40 minuta në temperaturë 230 gradë
    • Pasi ta nxirrni nga furra, mbulojeni brumin me djathë pice dhe hidhini 5 vezë
    • Futeni sërish në furrë tiganin dhe lëreni edhe 15 minuta të tjera
    • Pasi ta nxirrni, hidhini proshutë sipër sipas dëshirës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook