Ballina Kryesore Si të gatuajmë Gjylnar, ëmbëlsirë tipike dibrane

Si të gatuajmë Gjylnar, ëmbëlsirë tipike dibrane

Për të gatuar këtë ëmbëlsirë ju duhen këto përbërës:

  • 4 kokrra vezë
  • 250 gr gjalpë
  • 300 ml qumësht
  • 100 gr sheqer
  • 300 gr miell
  • 1 luge çaji me maja për ëmbëlsira
  • pak vanilje sipas dëshirës

Për sherbetin

  • 150 ml ujë
  • 200 gr sheqer
  • pak lëng limoni

Përgatitja

Ziejmë qumështin me gjalpin dhe sheqerin. Pasi kanë marrë një valë, hedhim ngadalë miellin e situr duke e përzierë mirë.

Pasi masa te fillojë të shkëputet nga e heqim dhe e lëmë të ftohet. Me pas me ndihmën e një mikseri bashkojmë vezët me brumin.

Nëse e përzieni me dorë, mund ti hidhni vezët një nga një. Masën e krijuar e ndajmë në pjesë të vogla dhe me pas i japim formën e dëshiruar.

I shtrojmë në një tavë me letër kuzhine dhe me pas i pjekim në temperaturën 180°C për 30 minuta përafërsisht.

Ndërkohë përgatisim sherbetin.

Hedhim ujë në një enë dhe e çojmë në zjarr mesatar, me pas shtojmë sheqerin. Pasi sherbeti të fillojë të marrë valë hedhim lëngun e limonit dhe e lemë për 3-4 minuta në zjarr.

Pasi të jenë pjekur ëmbëlsirat, e nxjerrim tavën dhe e lëmë të ftohet për 5 minuta, më pas i hedhim sherbetin. Tavën e mbulojmë me një letër alumini.

Pas disa orësh ëmbëlsirat janë gati dhe mund t’i shërbejmë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook