Ballina Receta Si të gatuajmë tavë me speca dhe patëllxhanë

Si të gatuajmë tavë me speca dhe patëllxhanë

Një recetë tradicionale, e cila na shoqëron në disa variante gjatë muajve të nxehtë të verës.

Kjo tavë me perime është shumë e mirë për vaktet e drekës, por mund t’a konsumoni dhe në darkë pasi tretet lehtësisht.

Përbërësit:

  • 1 kg spec jeshil (për skuqje)
  • 1 kg patëllxhan
  • 1 qepë
  • 4 thelpinj hudhër
  • rigon
  • 1 tufë majdanoz (i freskët)
  • borzilok
  • piper i zi
  • vaj ulliri
  • vaj vegjetal
  • 500 ml salcë domatesh
  • 500 ml qumësht
  • 40 gr miell
  • 40 gr gjalpë
  • 1 vezë

Përgatitja:

  1. Presim në shirita specat dhe patëllxhanët. I vendosim në tavë, u hedhim kripë, rigon të thatë, pak vaj vegjetal dhe i pjekim në furrë për 10 minuta në 180 gradë.
  2. Ndërsa piqen në furrë specat dhe patëllxhanët, në një tigan hedhim vajin e ullirit, qepën, hudhrat dhe i vëmë në flakë mesatare.
  3. Pasi të kenë marrë ngjyrë të artë dhe të jenë zbutur shtojmë salcën e domateve, borzilokun, majdanozin dhe i lëmë të gatuhen për 20 minuta.
  4. Pasi kemi hequr nga furra specat dhe patëllxhanët u hedhim sipër salcën që përgatitëm.
  5. Përgatisim dhe salcën beshamel, në një tigan të thellë shkrijmë gjalpin, shtojmë miellin dhe e lëmë të skuqet duke e përzier derisa të marrë ngjyrë të artë. Shtojmë qumështin dhe vazhdojmë të përziejmë që të mos lëmë të formohen toptha brumi.
  6. Sapo salca të jetë trashur, shtojmë vezën e rrahur. E lëmë vetëm për pak sekonda të përzihet me salcën dhe e heqim.
  7. Salcën beshamele hedhim sipër tavës me perime dhe e fusim në furrë për 20 minuta në 180 gradë celcius.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook