Ballina Receta Si të gatuani bakllavanë shqiptare, “mbretëreshën” e natës së Vitit të Ri

Si të gatuani bakllavanë shqiptare, “mbretëreshën” e natës së Vitit të Ri

Bakllavaja është një ëmbëlsirë shumë e njohur në vendet ballkanike dhe jo vetëm.

Kjo ëmbëlsirë është e bërë me petë të mbushura me arra, (bajame, lajthi,pistak në disa vende), dhe e regjur me sherbet ose mjaltë në disa vende të tjera.

Bakllavaja është karakteristike e kuzhinës së Azisë Qendrore e Jugperëndimore dhe e të gjitha shteteve që kanë qenë nën sundimin e Perandorisë Otomane.

Thuhet që origjina e bakllavasë vjen nga Turqia. Në ditët e sotme kjo ëmbëlsirë është e njohur nga të gjithë.

Përbërësit për brumin:

  • 1 kg miell
  • 4 të verdha veze
  • 2 gota ujë të vakët
  • 1 filxhan vaj ulliri 
  • 1/2 lugë kafeje kripë
  • pak niseshte

Përbërësit për mbushjen:

  • 1 kg arra të qëruara
  •  500 gr gjalpë i shkrirë

Përbërësit për sherbetin:

  • 1.7 kg sheqer
  •  1.2 l ujë
  •  1/2 limon

Përgatitja:

1. Hedhim miellin e situr në tavolinën e punës.

2. Hapim një gropëz në mes të miellit ku hedhim të verdhat e vezëve, filxhanin e vajit, kripën dhe ujin e ngrohtë.

3. Fillojmë e ngjeshim me kujdes brumin. Nëse e shikojmë të nevojshme mund të shtojmë përsëri pak ujë të ngrohtë.

4. Vazhdojmë të ngjeshim brumin derisa të arrijmë një masë homogjene dhe të njëtrajtshme.

5. Brumin e përgatitur e fusim në një qese dhe e lemë të pushojë përreth një orë.

6. Pasi ka kaluar një orë, marrim brumin e përgatitur dhe e presim në toptha të vegjël.

7. Hedhim pak niseshte në tavolinën e punës dhe vendosim topin e vogël të brumit.

8. E hapim me kujdes me okllahi (pec), derisa të arrijmë një petë të hollë.

9. Duhet të kemi kujdes që mos ti prishim apo çajmë. Petët duhet të jenë perfekte.

10. Vazhdojmë kështu derisa të kemi mbaruar të gjithë brumin. Petët e përgatitura i vendosim me kujdes që të thahen pak.

Vendosja e petëve në tavë
11. Pasi petët janë tharë pak i marrim dhe i vendosim një e nga një në një tavë të lyer me gjalpë.

12. Duhet të kemi kujdes që çdo petë ta spërkasim me gjalpë sipër e pastaj të vendosim tjetrën.

13. Pasi kemi vendosur rreth 6-7 petë hedhim sipër një shtresë me arra të grira. Vendosim petën sipër, e spërkatim me gjalpë, vendosim një petë tjetër, e lyejmë edhe këtë me gjalpë dhe shtrojmë përsëri një shtresë me arra.

14. Vazhdojmë në këtë mënyrë duke alternuar petët dhe arrat. Në fund e mbulojmë me 7-8 petë. Edhe petën sipër e lyejmë me gjalpë. E presim bakllavanë në copa në formë rombi.

15. E vendosim tavën me bakllava në furrë të nxehtë 150°C përreth 3 orë. 15 minutat e fundit të pjekjes e ngremë temperaturën e furrës në 200°C (koha e pjekjes varet edhe nga lloji i sobës).

16. Heqim bakllavanë nga furra dhe e lemë të ftohet.

Përgatitja e sherbetit të Bakllavasë
17. Në një tenxhere të thellë hedhim ujin. Pasi uji vlon hedhim sheqerin.

18. E trazojmë mirë, shtojmë dhe një lugë lëng limoni i cili e ndihmon sherbetin që të mos të ngrijë pasi të ftohet.

19. E vendosim sherbetin të ziejë derisa të shkrijë komplet sheqeri.

Përgatitja përfundimtare e Bakllavasë
20. Pasi bakllavaja është ftohur komplet i hedhim sipër sherbetin jo shumë të nxehtë (rreth 80-85°C). E lemë të regjet mirë disa orë e më pas e shërbejmë bakllavanë në copa.

Ju bëftë mirë!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook



Kryemadhi: Më 27 janar harrojini flamurët politik, të protestojmë për Shqipërinë, do të jetë mëkat për këdo që…

Aksident në aksin Kavajë-Tiranë, makina përplas çiklisitin 67-vjeçar

Berisha përkujton Rugovën: Sot shqiptarët përkujtojnë 12 vjetorin e vdekjes së Presidentit legjendar të Kosovës

Me shpejtësi skëterrë në autostradë, mjeti përfundon në kanal (Detaje)

“Po nuk të pata unë, s’të ka askush”, ja mesazhi i fortë për vrasjen e Arielës

VIDEO+16/ Pamje të rënda nga ngjarja që tronditi mbarë opinionin, publikohen filmimet e vrasjes në Tiranë

Kush është infermieri 23-vjeçar nga Fieri që i mori jetën Arielës (Foto)

Denoncimi/ Çifti i avokatëve po zhvasin shqiptarët

Basha ngushëllime Jonuz Musliut: Humbje e madhe e një luftëtari të palodhur

Detaje/ Kush janë dy të rinjtë të qëlluar gjatë mesditës së sotme në Tiranë (Emrat)

Artikulli paraprakKryemadhi e goditi me çizme, habit Rama: Gjest madhështor, ju tregoj arsyen që…
Artikulli tjetërVdiq në spital, ja kush është i burgosuri për vrasje