Ballina Receta Si të gatuani pulë me qumësht

Si të gatuani pulë me qumësht

Mishi i pulës, është një ndër produktet më ushqyese dhe më të vlefshme për trupin e njeriut.

Receta e mishit të pulës me qumësht është një recetë tradicionale indiane. Ne e kemi sjellur për ju të plotë.

Përbërësit:

  • 500 gr fileto pule
  • 2 lugë çaji curry pluhur
  • 200 ml qumësht arre kokosi
  • 2 lugë gjelle miell
  • 1 qepë
  • Pak vaj ulliri
  • Pak kripë
  • 1/2 limon lëng
  • Erëza sipas dëshirës

Përgatitja:

Prejini filetot e pulës në kubikë dhe lyejini me miell. Në një tigan shtoni vajin dhe qepën dhe lërini të skuqen për disa minuta. Shtoni mishin e pulës dhe kaurdisini derisa mishi të ketë marrë një ngjyrë të verdhë. Shtoni lëngun e limonit, ndërkohë në një enë qelqi përzieni curry-n me qumështin e arrës së kokosit dhe shtojani mishit të pulës. Lëreni mishin të piqet ngadalë me salcën e shijshme. Kjo pjatë mund të shoqërohet me oriz.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook