Ballina Receta Si të përgatisim banane të karamelizura

Si të përgatisim banane të karamelizura

Kur akullores me vanilje ose krepave i mungon diçka tjetër e ëmbël për ta shoqëruar, bananet e gatuara në këtë mënyrë janë ideale për t’u kombinuar në ëmbëlsira.

Ky artikull do t’ju mësojë recetën e bananeve të karamelizuara, të cilat pasi t’i keni provuar një herë, të jeni të sigurt që do t’i provoni edhe shumë herë të tjera!

Përbërësit:

  • 2 banane,
  • 110 gr sheqer kaf,
  • 50 gr gjalpë,
  • 1 shkop kanellë,
  • 600 ml rum i zi.

Përgatitja:

  1. Qëroni bananet dhe i prisni për së gjati.
  2. Vendosni një tigan të nxehet dhe hedhim sheqerin, kanellën dhe gjalpin dhe i trazojmë derisa të jenë lidhur dhe të kenë marrë ngjyrë.
  3. Shtoni bananet dhe gatuajini në zjarr të ulët duke i shtuar dhe rumin dhe lëreni alkoolin të avullojë.
  4. Gatuajini derisa të kenë marrë ngjyrë, por më kujdes që të mos zbuten më shumë seç duhet.
LEXO EDHE:  Si të bëni omëletën perfekte në 5 minuta

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook