Ballina Receta Si të përgatisni vetë në shtëpi djathin kaçkavall më të shijshëm

Si të përgatisni vetë në shtëpi djathin kaçkavall më të shijshëm

Mësoni sesi të përgatisni djathin kaçkavall vetë në shtëpi.

Një metodë shumë e thjeshtë dhe e suksesshme.

Përbërësit:

  • 5 litra qumësht
  • 5 lugë gjelle kripë
  • 1 bustinë limontozë 

Përgatitja: 

  • Si fillim vendosni qumështin të ziejë dhe sapo të marrë valë i shtoni kripën. 
  • Më pas i shtoni limontozën derisa masa të trashet dhe qumështi të marrë një ngjyrë të verdhë. 
  • Lagni një napë pambuku dhe vendosni në mes, masën që sapo përgatitët. 
  • Shtypeni mirë derisa ti hiqni gjithë lëngun. 
  • E lini të pushojë për dy orë dhe më pas e vendosni në frigorifer. 
  • Pasi të jetë gati, nxirreni djathin dhe shijojeni! 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook