Ballina Receta Spaghetti pikant me hudhra, vaj dhe spec djegës

Spaghetti pikant me hudhra, vaj dhe spec djegës

Gatuani Spaghetti, të kombinuara me hudhra, vaj dhe spec djegës, dhe pa dyshim që do të shndërrohet në pjatën tuaj të preferuar!

Ja si mund ta gatuani këtë recetë të thjeshtë, po aq edhe të shijshme.

Përbërësit:
  • 1 pako spageti (Bareti)
  • spec i kuq (djegës)
  • hudhër
  • vaj ulliri
  • 100 gr djathë parmixhano
Përgatitja:
 
1. Prisni imët specin e kuq dhe hudhrat. Ndërkohë vendosni për të zierë Spaghettit nga Bareti.
 
2. Në një tigan me vaj ulliri skuqni specat dhe hudhrat. Më pas shtoni edhe Spaghettit.
 
3. Trazojini mirë dhe sipër i shtoni djathë parmixhano.
 
Shërbejeni të ngrohta dhe shijojini!
 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook