Ballina Receta Supë me bizele dhe mendër

Supë me bizele dhe mendër

Është koha e duhur për të gatuar një supë me bizele dhe mendër, receta e së cilës vjen nga Anglia.

E lehtë dhe super e shijshme, aq sa fëmijët dhe familjarët tuaj do të dashurohen.

Përbërësit: 

  • vaj ulliri ekstra i virgjër,
  • një majë luge gjalpë,
  • 1/2 qepë e grirë imët,
  • 1 thepi hudhër,
  • 400 g bizele të freskëta (ose të ngrira),
  • gjethe të freskëta mendre (4 degëza),
  • 1/2 litri lëng perimesh,
  • kripë,
  • piper,
  • një lugë pana.

Përgatitja:

  1. Ngrohni vajin dhe gjalpin në një tenxhere të bollshme, shtoni qepën e grirë dhe kavërdiseni në zjarr të ulët rreth 10 minuta derisa qepa të zbutet. 
  2. Shtoni hudhrën e plotë, bizelet dhe mendrën e grirë, duke lënë mënjanë disa gjethe për zbukurim. 
  3. Kavërdisni mirë dhe shtoni lëngun e perimeve. Lëreni të ziejnë për 15 minuta.
  4. Eliminoni hudhrën dhe frulojeni supën sa është ende e ngrohtë, derisa të përftohet një krem i dendur.
  5. Rregullojeni me kripë dhe piper sipas dëshirës. Dhe vëreni sërish të ziejë edhe për pesë minuta, duke u kujdesur të rregulloni dendësinë e saj (duke i shtuar lëng perimesh nëse është shumë e trashë ose duke e shterur pak nëse është shumë e hollë). 
  6. Lëreni të vaket, ndajeni në tasa supe dhe zbukurojeni duke i vënë një lugë pana në mes dhe një gjethe mendre.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook