Ballina Receta Supë me mente dhe bizele

Supë me mente dhe bizele

Shtoni në listën e përbërësve të supës me bizele edhe mente për më shumë shije dhe aromë të mirë. Mund ta servirni edhe me pak kos ose krem pana.

Përbërësit:

– 6 gota bizele të ngrira
– 1 gotë gjethe mente
– 5 gota lëng pule
– 1 lugë gjelle gjalpë pa kripë
– 1 qepë
– ½ gotë krem pana/ kos
– Kripë
– Piper

Përgatitja:

Shkrini gjalpin në një tigan mesatar. Shtoni qepën dhe skuqeni për 8 minuta.

Hidhni lëngun e pulës dhe lëreni të vlojë. Shtoni më pas bizelet, pak kripë, piper dhe lërini të ziejnë.

Tranferojeni më pas në blender dhe bëjeni supë krem. Shërbejeni me kos ose krem pana. Mund ta ruani në frigorifer deri në 2 ditë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook