Ballina Receta Taliatele të freskëta me Vezë dhe Ragu

Taliatele të freskëta me Vezë dhe Ragu

Përbërësit:

  • 500 gr salcë (ragu, e gatshme, ose e bërë vetë)
  • 300 gr miell
  • vezë
  • vaj ulliri
  • kripë

Përgatitja:

1. Bëni brumin me miell dhe duke hedhur vezët në mes.
 
2. Trazojini me një pirun.
3. Shtoni pak kripë dhe një lugë vaj ulliri.
 
4. Punojeni me duar derisa të bëhet elastike. Lëreni të qëndrojë 30 minuta.
 
5. Shtrojeni brumin dhe prejini taljatelet.
 
6. Gatuajini në ujë të valuar dhe me kripë për 2-3 minuta.
 
7. Kullojini dhe shtoni salcën ragu

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook