Ballina Receta Tarator me kastravecë

Tarator me kastravecë

Përbërësit:

– 500 g kos i bardhë
– 1 kastravec
– 3-4 thelpij hudhra
– 3-4 lugë vaj ulliri
– kripë
– piper i zi
– kopër

Përgatitja:

1. Me ndihmën e një rendeje, mundësisht me vrima të mëdha, grijmë kastravecin dhe e hedhin në një tas.
2. Shtojmë hudhrat e shtypura.
3. Në një enë tjetër hedhim kosin te cilin e hollojmë me pak ujë te ftohtë dhe e hedhim pak e nga pak në tasin me kastravecë.
4. I përziejmë , dhe në fund e rregullojmë taratorin me vaj ulliri, kopër te grirë hollë, dhe sipas dëshirës me piper të zi.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook