Ballina Receta Torta lule dyngjyrëshe

Torta lule dyngjyrëshe

Në pak kohë e me pak përbërës që janë të pranishëm gjithmonë në shtëpitë tona mund të gatuajmë një ëmbëlsirë të thjeshtë e të shijshme.

Përbërësit:

– 4 kokrra vezë
– 200 g sheqer
– 100 ml ujë
– 100 ml vaj lule dielli
– 400 g miell
– 1 qeskë maja për mbëlsira
– 1 lugë kakao

Përgatitja:

1. Në një enë rrihen, me ane të rrahëses vezët e sheqeri deri sa ky i fundit të shkrihet          mirë.
2. Shtohet uji, vaji, mielli dhe majaja i ëmbëlsirave. Përzihet mire deri sa të krijohet një        masë homogjene.
3. Masa ndahet në dy pjesë, ku në njërën hedhim kakaon dhe e përziejmë.
4. Lyejmë tepsinë me formën e lules me pak vaj e hedhim masën tonë.
5. Piqet në furrë të ngrohur më pare me 180° për 40 min.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook