Kjo është receta se si të përgatisni tullumba, shpejtë dhe lehtë.

Përbërësit:

Gjysmë litër qumësht, po aq ujë, 4 vezë, 6 lugë vaj, sheqer pluhur dhe gjysmë kilogram miell. Ndërkaq, për sherbetin nevojiten 700 gram sheqer, gjysmë litër ujë, si dhe lëngu i një limoni.

Përgatitja:
 
Mjafton ta vloni ujin me qumësht dhe në të të shtoni miell, të përzier me sheqer pluhur për pjekurina. E përzieni pandërprerë, deri kur të ndahet masa nga tenxherja.
Kur të ftohet kjo masë, i hidhni 4 kokrra vezë, të cilat paraprakisht i keni rrahur në një enë tjetër.
Me këtë masë do ta mbushni shiringën për tullumba, përmes së cilit i nxirrni direkt e në vaj të nxehtë. Pasi ta keni mbaruar masën, tullumbat i rendisni në një enë dhe, kur të ftohen, ia hidhni sherbetin e nxehtë, të cilin paraprakisht e keni zier 10 minuta.
 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook