Pudingu është një lloj ëmbëlsire, të cilën mund ta kombinojmë me shumë produkte.

Një nga recetat që do të sugjerojmë për ju sot është ai me biskota, shumë i thjeshtë dhe i konsumueshëm nga të gjitha moshat.

Si fillim marrim biskotat i hedhim në një qese dhe nisim ti thërmojmë. Më pas i hedhim në një tas. Shtojmë arrat, gjalpin dhe mjaltin duke i shtuar dhe pak vanilje lëng. Fillojmë përziejmë masën në tas.

Masën e shtrojmë në një tavë. E rëndësishme është që masën ta ngjeshim sa më mirë që të përftohet një masë homogjene, ku më pas e vendosim në frigorifer për të përgatitur pudingun.

Në një tenxhere shtojmë qumësht, sheqer, vanilje dhe i përziejmë derisa qumështi të vaket. Gjatë kësaj kohe shtojmë masën e parapërgatitur të pudingut. E trazojmë që most ë formohen kokrriza. Në momentin që është berë në një masë kremoze, e heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet.

Nxjerrim tavën nga frigoriferi dhe shtojmë pudingun me vanilje. I shtojmë arrat në sipërfaqe dhe e lëmë ëmbëlsirën për një orë në frigorifer dhe më pas e shërbejmë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook