Një ëmbëlsirë e lehtë me kos që përgatitet me vetëm 4 përbërës. Do t’ju shijojë së tepërmi.

Përbërësit:

  • 450 gram luleshtrydhe të freskëta
  • ½ limon
  • 400 gram kos
  • 150 gram sheqer

Përgatitja:

Pastroni luleshtrydhet dhe vendosni në një blender. Shtoni në të edhe lëngun e limonit dhe lërini derisa të merrni një masë homogjene.

Hidheni në një enë dhe lëreni për 1 orë. Shtoni më pas në të kosin dhe sheqerin dhe përiejini sërish derisa të bëhet një masë e butë, shkruan shije.al.

Vendoseni përzierjen në një enë të qëndrueshmme dhe vëreni në frigorifer të ngrijë për disa orë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook